Sërish alarme për bomba në Beograd

Një numër kërcënimesh për bomba janë raportuar edhe të mërkurën në disa spitale të kryeqytetit të Serbisë, Beograd.

Pos spitaleve, alarme për bomba ka pasur edhe në disa shkolla të mesme, kolegje e pishina.

Në të gjitha vendet ku është raportuar për alarm për bombë ka pasur evakuime, raporton Tanjug.

Kërcënimet po bëhen nëpërmjet e-mailave anonimë në të cilat thuhet se pajisja shpërthyese është e montuar dhe se pritet vetëm shpërthimi. /koha