Sërish kolona të gjata në Merdarë, mbi gjashtë orë pritje

Vazhdojnë pritjet e gjata në kufirin Kosovë – Serbi. Edhe mëngjesin e sotëm kanë vazhduar pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me Serbinë . Gjendja më e rëndë paraqitet në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë. Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në këtë pikë kufitare, për të dalur nga Kosova po pritet deri në 6 orë e 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është mbi dy kilometra, raporton lajmi.net. Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin pritjet janë më shumë se dy orë, kurse kolona e automjeteve është deri në një kilometër Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët që shpijnë te pikat kufitare janë të kalueshme.