Sfidat e gruas për integrimin e saj në shoqërinë islame

Integrimi është mbijetesa nga diçka që është sfiduese për qenien njeri, e ky integrim më së shumti iu është qasur grave në shoqërinë islame.

Një ndër sfidat është edhe mbulesa që e mbajmë, me të cilën, në vendin tonë apo më mirë të themi në tërë botën, na u janë mbyllur dyert, duke filluar që nga shtëpitë tona dhe jo vetëm, por edhe dyert e shkollave, aktivitetet shoqërore dhe punësimi.
Por, me avancimin apo integrimin e vajzave dhe grave, janë hapur pothuajse të gjitha këto dyer. Natyrisht që është e vështirë dhe sfiduese mbajtja e shamisë, mirëpo ne nuk i ikim sfidave, por fitojmë përballë tyre. Dyert të cilat i hapëm me mund dhe përpjekje të shumta, ku në secilën derë që sakrifikuam, tani bëjmë pjesë, falë besimit të patundur që patëm në fenë tonë hyjnore, në Kuran dhe Sunet. Falë bindjes së plotë mbi zbarueshmerinë e legjislacionit islam për ta praktikuar atë në çdo kohë dhe çdo vend. Si dhe për gjithëpërfshiljen e tij te të gjitha aspektet e jetës, falë besimit se feja islame është fe e drejtësisë dhe falë shumë e shumë çështjeve të tjera.
Nuk ka dyshim se lufta e jomyslimanëve ndaj myslimanëve është e vazhdueshme, e gjithmonshme, dhe fillimet e saj janë me fillimin e fesë islame, ku për këtë, Allahu na ka treguar në Kuranin fisnik, ku thotë:
“Dhe ata kurrë nuk do të pushojnë së luftuari juve, derisa t’ju kthejnë juve prapa nga feja juaj (besimi islam), nëse kanë mundësi.” (El-Bekare, 217).
Gjithashtu, ne kemi sfiduar edhe bankat shkollore, ku jemi larguar me dhunë vetëm pse mbanim mbulesën, por largimi nga shkolla nuk na ndali rrugën e dijes, ngase nuk hoqëm dorë nga synimi i diturisë, por nga mënyra se si ta arrijmë atë.
Nuk hoqëm dorë as nga aplikimet për punë, edhe pse e dinim se nuk do të punësoheshim, ngase edhe Jack Ma-në e refuzuan në 30 vende të punës, mirëpo kush është tani ai? Ai është një miliarder, sepse kishte besim, ashtu siç kemi edhe ne, dhe as ne nuk do të heqim dorë nga ëndrrat tona, madje disa arritën ëndrrat e tyre, me gjithë mundin që kishin ia arritën qëllimit, ngase, natyrisht që Allahu na ka ndihmuar gjithmonë dhe përballë këtyre luftërave ne kemi dalë fitimtare.

Nga Shehrije Gucati
Dituria Islame 363