Shaqiri konfirmon largimin nga Stoke, tri skuadra kërkojnë shërbimet e tij

Xherdan Shaqiri ësht bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Ylli nga Kosova ka qenë lojtari kryesor i Stoke Cityt në edicionin e sapo përfunduar në Ligën Premier.

Shaqiri kishte paraqitje fantastike personale por që nuk kishte ndihmën e bashkëlojtarëve dhe Stoke u largua nga elita e futbollit anglez.

Gjilanasi do të largohet nga Stoke pasi iu është aktivizuar klauzola prej 14,5 milionë euro.

“Nuk është një sekret që dua të largohem nga Stoke”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

25-vjeçari thotë se do t’i pëlqente të vazhdonte edhe më tej të luante në Angli.

“Futbolli anglez më pëlqen dhe do të doja të vazhdoja këtu të luaj edhe edicionin e ardhshëm”, tha Shaqiri.

Xherdan Shaqiri është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë (Getty Images)

Tottenham Hotspur, Everton, West Ham United, Southampton, Huddersfield dhe Newcastle United janë skuadrat e interesuara për Shaqirin.

Por ish-anëtari i Interit dhe Bayernit nuk ia mbyll dyert as skuadrave nga kampionatet tjera.

“Jam i hapur edhe për kampionatet tjera, të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme”, ka përfunduar Shaqiri.

Galatasaray, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund janë skuadrat tjera që po e duan Shaqirin.

Reprezentuesi i Zvicrës pritet të bëhet me skuadër të re para fillimit të Kampionatit Botëror.