Shaqiri transferohet te Lyoni

Xherdan Shaqiri do të vesh fanellën e Lyonit për tre sezonet e ardhshme.

Sipas Fabrizio Romanos, klubet kanë rënë dakord për transferimin e yllit nga Zhegra e Gjilanit.

Nga ky transferim, Liverpooli do të fitoj 12 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Shaqiri në anën tjetër do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me skuadrën franceze.

29 vjeçari u bashkua me Liverpoolin nga Stoke City në vitin 2018 për 15 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.