Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA: 1,300 civilë të vrarë “pa dashje” në Irak dhe Siri

SHBA: 1,300 civilë të vrarë “pa dashje” në Irak dhe Siri

epa07491530 A general view shows destroyed buildings in Raqqa city, northeastern Syria, 31 March 2019 (issued 08 April 2019). The US-backed Syrian Democratic Forces (SDF) announced on 18 October 2017 that they have seized the majority of the northeastern Syrian city of al-Raqqa concluding a campaign that began on 06 June to liberate the city, former capital of the self-proclaimed caliphate by the so-called Islamic State (IS or ISIS) terror organization in 2014. EPA-EFE/AHMED MARDNLI

Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar kundër ISIS-it tha se kishte vrarë pa dashje 1,300 civilë në Irak dhe Siri që nga viti 2014, ndërkohë që grupi i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se numri është dhjetë herë më i lartë.

Numri i viktimave që ofroi koalicioni ishte pak më i lartë se ai i lëshuar ​​herën e fundit, tetë muaj më parë, kur u pohua se u vranë aksidentalisht 1100 civilë.

Koalicioni ka urdhëruar të hetojë 111 raste të tjera të viktimave civile.

Grupet e tjera të të drejtave të njeriut dhe misionet e vëzhgimit flasin gjithashtu për një numër shumë më të madh viktimash sesa koalicioni ka pranuar.

Një hetim nga aktivistët i kryera muajin e kaluar tregoi se më shumë se 1.600 civilë janë vrarë vetëm gjatë fushatës pesë-mujore në qytetin sirian të Raqqa-s në 2017.

Koalicioni në një deklaratë tha se kryer 34,502 sulme ajrore që kur filloi një fushatë kundër ISIS pesë vjet më parë, kur kjo organizatë ka marrë një pjesë të madhe të territorit në Irak dhe Siri. /tesheshi.com/