SHBA dërgon avionët F22 në Lindjen e Mesme për shkak të veprimeve të avionëve rusë

SHBA-ja ka dërguar avionët luftarakë F-22 në Lindjen e Mesme duke treguar si arsyetim “veprimet e pasigurta” të avionëve rusë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) thuhet se “Përballë rritjes së pasigurisë dhe sjelljes joprofesionale të avionëve rusë në rajon, Forcat Ajrore të SHBA-së vendosën avionët luftarakë F-22 në zonën e misionit të CENTCOM si pjesë e mbështetjes dhe kapacitetit të gjithanshëm të SHBA-së”.

Komandanti i CENTCOM, gjenerali Michael Kurilla, pikëpamjet e të cilit përfshihen në deklaratë ka thënë se “Veprimet e pasigurta dhe joprofesionale të forcave ruse, nuk janë veprime që priten nga një forcë ajrore profesionale. Shkelja e vazhdueshme e masave nga rusët për të parandaluar konflikte në zonat e fluturimit të përcaktuara me marrëveshje, rrit tensionet ose rrezikun e gabimit”.