Gjatë një sulmi të armatosur në Pearl Harbor, SHBA, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër është plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale lajmërojnë se sulmi i armatosur ndodhi në bazën e kantierit të anijeve Pearl Harbor-Hickam, në Hawai
Zyrtarët e sigurisë njoftuan se humbën jetën dy civilë, ndërsa një tjetër është plagosur.
Civilët e pësuar ishin të punësuar në Departamentin e Mbrojtjes. Sulmuesi ishte një marinar amerikan, ndërsa pas sulmit kreu vetëvrasje.
Pas sulmit baza ka qenë e mbyllur përkohësisht.