Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Katari dhe Turqia kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve në Rripin e Gazës, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë.
Gjatë bisedimeve në Miami mes katër vendeve, u vlerësua pozitivisht faza e parë e armëpushimit, e cila përfshin zgjerimin e ndihmës humanitare, kthimin e pengjeve, tërheqjen e forcave dhe reduktimin e përplasjeve.
Palët theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura dhe të kalimit drejt fazës së dytë të procesit, me qëllim arritjen e një qetësie të qëndrueshme dhe përmirësimin e kushteve humanitare për civilët në Gaza.
Bisedimet u zhvilluan në një kohë kur situata në terren mbetet e brishtë dhe komuniteti ndërkombëtar po shton përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. /mesazhi








