SHBA fillon vaksinimin për nën pesëvjeçarët

Fëmijët amerikanë nën pesë vjeç do të mund të kryejnë dozat fillestare të vaksinës kundër COVID-19 duke filluar që nga 21 qershori, njoftoi Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se afati kohor varet nga autorizimi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Ne presim që vaksinimet të fillojnë që nga e marta, më 21 qershor, dhe të vazhdojnë gjatë gjithë asaj jave”, tha në një konferencë për shtyp Aashish Jha, koordinatori i reagimit ndaj Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë.

“Vaksinimet pritet të nisin brenda disa javëve dhe çdo prind që dëshiron që fëmija i tij të vaksinohet, mund të lërë një takim”, shtoi ai.

Ai theksoi se shtrirja e planifikuar e vaksinimit do të mbështetet gjithashtu nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që mbështesin injeksionet kundër Covid-19.

“Dozat do të përshtaten posaçërisht për fëmijët e vegjël”, tha Jha.

Në vjeshtë, FDA autorizoi përdorimin e vaksinave për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

“Dua të jem i qartë se nuk jam këtu për të paragjykuar rezultatin e procesit”, tha Jha lidhur me autorizimin e vaksinimit të fëmijëve më të vegjël. /atsh