Ballina Lajmet SHBA, gjarpërinjtë pushtojnë bibliotekën

SHBA, gjarpërinjtë pushtojnë bibliotekën

administrata arriti marrëveshje me një kompani të spërkatjes për të pastruar ndërtesën nga këto gjallesa.

Kompania i mbylli të gjitha pjesët e bibliotekës që çonin jashtë saj, ndërsa ndërtesën e mori nën karantinë dy ditore.

Punonjësit e kësaj kompanie pasi që dje kanë hapur bibliotekën treguan se vetëm një gjarpër ka ngordhur si pasojë e spërkatjes, ndërsa të tjerët në mënyrë misterioze janë zhdukur.

Zyrtarët e bibliotekës theksuan se më parë nuk kanë hasur me ndonjë gjë të ngjashme si kjo.

Ndërkohë zyrtarët lokal tregojnë se gjarpërinjtë mund të kenë hyrë brenda shtëpive dhe vendeve të punës pas shirave që zgjatën me ditë.