Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja dhe Izraeli shënjestrojnë kompanitë më të mëdha të çelikut në Iran...

SHBA-ja dhe Izraeli shënjestrojnë kompanitë më të mëdha të çelikut në Iran në valën e re të sulmeve

SHBA-ja dhe Izraeli në një valë të re sulmesh mes përshkallëzimit të vazhdueshëm kanë shënjestruar kompanitë iraniane të çelikut Khuzestan dhe Mobarakeh, të cilat janë ndër më strategjiket dhe më të mëdhatë në vend, transmeton Anadolu.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars raportoi se njësitë e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje duke shtuar se më shumë detaje do të bëhen të ditura në lidhje me zhvillimin.

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me valë sulmesh me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.