SHBA-ja i drejtohen Kosovës e Serbisë: Nëse shfrytëzoni shansin e 27 qershorit, hapen dyert për investime

Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, po vlerësohet si i një rëndësie jetike për të dy shtetet nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Kjo e fundit me anë të një njoftimi të lëshuar përmes Tëitterit, ka theksuar edhe njëherë se ky takim është një mundësi shumë e mirë që t’u happen dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve, shkruan lajmi.net.

Kjo ambasadë thekson se liderët e SHBA-ve, duhet ta  shfrytëzojnë këtë shans dhe të kthehen tek dialogu, në atë formë që të nis një periudhë e re e stabilitetit dhe prosperitetit.

“Kjo mundësi e ofruar nga Shtëpia e Bardhë hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime. SHBA-të shpresojnë që liderët në Kosovë dhe Serbi ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të kthehen në dialog, dhe po ashtu të nisin një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtyre regjioneve nuk  meritojnë asgjë më pak”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane