SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

Administrata Trump po tërhiqet nga dhjetëra organizata ndërkombëtare, përfshirë agjencinë e OKB-së për popullsinë dhe traktatin e OKB-së për negociatat klimatike, duke e thelluar largimin e SHBA-së nga bashkëpunimi global.

Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që pezullon mbështetjen për 66 organizata, agjenci dhe komisione pas një shqyrtimi të pjesëmarrjes dhe financimit amerikan.

Shumë prej tyre janë struktura të lidhura me OKB-në që fokusohen në klimë, punë dhe migracion, të cilat administrata i ka cilësuar si nxitëse të diversitetit dhe nismave “woke”.

Lista përfshin edhe organizata jo-OKB si Partneriteti për Bashkëpunim Atlantik, Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore dhe Forumi Global Kundër Terrorizmit.

Kjo lëvizje vjen ndërsa administrata ka kërcënuar veprime që kanë tronditur aleatët dhe kundërshtarët, përfshirë rrëmbimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe shprehjen e qëllimit për të pushtuar Grenlandën.