SHBA, kapen prindër që mbanin peng 13 fëmijët e tyre

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë kapur dy prindër të cilët thuhet se në shtëpinë e tyre kanë mbajtur peng 13 fëmijët e vet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediumeve në SHBA, zyrtarët e policisë kanë bërë të ditur se kanë kapur 57-vjeçarin David Allen Turpin dhe 49-vjeçaren Louise Anna Turpin, të cilët është vërtetuar se në një shtëpi në qytetin Perris kanë mbajtur peng 13 motra dhe vëllezër, të moshave nga dy deri në 29 vjeç, të lidhur me zinxhirë për krevatet e tyre.

Zyrtarët policorë bënë të ditur se policinë e ka lajmëruar vajza 17-vjeçare me një telefon të gjetur në shtëpi dhe më pas ka ikur, duke shtuar më tej se kanë ndërmarrë një operacion në shtëpi duke u bazuar në deklaratën e vajzës.

Zyrtarët theksuan se gjendja e disa prej fëmijëve të gjetur në shtëpi të lidhur me zinxhirë është shumë e keqe dhe se fëmijët janë duke u trajtuar në spital.

Zyrtarët e policisë gjithashtu theksuan se prindërit gjenden nën arrest.