Më shumë se 1.000 fluturime janë anuluar në të gjithë SHBA-në për shkak të një stuhie dëbore që preku të gjithë vendin, transmeton Anadolu.
Sipas CNBC, moti i ftohtë, i cili pritet të intensifikohet në të gjithë vendin, ka ndikuar edhe në udhëtimet ajrore.
Sipas FlightAware, më shumë se 400 fluturime të planifikuara për sot janë anuluar, gjithashtu 1.325 fluturime të planifikuara për nesër janë anuluar.
Shumica e fluturimeve të anuluara janë nga Aeroporti Ndërkombëtar Dallas Fort Worth në Teksas.






