Sipas një zyrtari amerikan që foli për CNN, Shtetet e Bashkuara përdorën gjashtë bombardues B-2 për të hedhur 12 bomba të tipit “bunker buster” mbi objektin bërthamor të Fordow-t në Iran.
Po ashtu, në dy objektet e tjera – Natanz dhe Isfahan – nëntë anije nëndetëse të Marinës Amerikane lëshuan 30 raketa lundrimi TLAM, ndërsa një bombardues tjetër B-2 hodhi dy bomba të tjera “bunker buster” në Natanz.
Bomba “bunker buster”, e njohur si GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP), peshon 30,000 paund (rreth 13,600 kg) dhe përmban 6,000 paund lëndë plasëse. Ajo është projektuar për të depërtuar në strukturat më të mbrojtura nëntokësore dhe për të shkatërruar armët e mundshme të shkatërrimit në masë që ndodhen aty.
Sipas Forcave Ajrore të SHBA-së, bomba është krijuar për të “identifikuar dhe shkatërruar armët e kundërshtarëve tanë të vendosura në objekte të mbrojtura në thellësi të tokës”. /mesazhi








