Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit, në kuadër të fushatës për të dobësuar aftësinë e Iranit për të sulmuar anijet tregtare që kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit.
Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane goditën qendra ushtarake të komandës, kapacitete detare, pika të lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
CENTCOM tha se lundrimi i anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit vazhdon. Sipas saj, që nga fillimi i majit, forcat amerikane kanë ndihmuar në kalimin e rreth 900 anijeve tregtare dhe 450 milionë fuçive naftë bruto.
SHBA-ja deklaroi se forcat e saj mbeten të gatshme të reagojnë ndaj çdo sulmi që e cilëson si të pajustifikuar ndaj marinarëve civilë që kalojnë nëpër ngushticën e Hormuzit. /mesazhi







