SHBA, protesta të kundërshtarëve dhe mbështetësve të abortit në Los Angeles

Shkak i protestave është bërë projektvendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, sipas të cilit do të hiqej e drejta kushtetuese për abort

Mijëra protestues dolën në rrugët e Los Angelesit në SHBA të shtunën për shkak të një projektvendimi të zbuluar të Gjykatës së Lartë që do të kishte hequr të drejtën kushtetuese për abortin, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbështetësit e të drejtës së abortit protestuan “ballë për ballë” me ata që mbrojnë heqjen e kësaj të drejte. Gjatë protestës, protestuesit marshuan, brohoritën dhe mbanin pankarta.

Gjykata e Lartë e SHBA-së në fillim të majit mbështeti autenticitetin e një projektvendimi që do të anulonte të drejtën e abortit të dhënë nga Roe kundër Wade në vitin 1973, duke thënë se drafti ishte vendimi përfundimtar. /aa