Në shtetin federal New Mexico të SHBA u rrëzua një avion luftarak F-35, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i prodhuesit të avionëve “Lockheed Martin”, njoftoi se avioni luftarak F-35 që fluturonte nga Teksasi në Kaliforni u rrëzua.
Ai tha se avioni luftarak F-35 u rrëzua teksa po ndiqte destinacionin e tij në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “Albuquerque” pas furnizimit me karburant në bazën ajrore “Kirtland” në New Mexico.
Zëdhënësi tha se në vendngjarje u dërguan epiket shëndetësore. Sipas tij, piloti i vetëm në avion u dërgua në spital dhe i njëjti është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë nuk është ndarë informacion në lidhje me arsyen e rrëzimit të avionit.
🔴F35 Crashed in US!
2nd such incident of Military jet crash in a month.A US military F-35 fighter jet en route to Edwards Air Force Base in California crashed near Albuquerque International Airport in New Mexico on Tuesday (May 28) leaving the pilot with ‘serious injuries’. pic.twitter.com/eXqgb0yBeh
— Resonant News🌍 (@Resonant_News) May 29, 2024








