SHBA: Rusia duhet ta zgjedhë ose diplomacinë ose konfrontimin me Perëndimin

Wendy Sherman

Zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman, ka paralajmëruar Rusinë se duhet të zgjedhë ose diplomacinë ose konfrontimin me Perëndimin.

Ajo po fliste pas bisedimeve midis NATO-s dhe Rusisë, një nga tre ngjarjet diplomatike të kësaj jave që synojnë uljen e tensionit mbi Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko, ka thënë se NATO-ja nuk mund të zgjedhë kërkesat e Moskës. Lista e kërkesave përfshin që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO.

Rreth 100,000 trupa ruse thuhet se janë grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e një pushtimi.

Mirëpo Sherman përsëriti se SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të NATO-s nuk do të pranonin kurrë të vënë veton ndaj pranimit të Ukrainës, duke theksuar se aleanca ushtarake kishte një politikë të dyerve të hapura. Ndërkohë, qëllimi i anëtarësimit në NATO është pjesë e Kushtetutës së Ukrainës.

Por ajo tha se kishte fusha ku mund të bëhej përparim dhe se Rusia duhet të vendosë se çfarë dëshiron të ndodhë më pas.

“Rusia, mbi të gjitha, do të duhet të vendosë nëse ata me të vërtetë kanë të bëjnë me sigurinë, në të cilin rast duhet të angazhohen, apo nëse e gjithë kjo ishte një pretekst. Dhe ata mund të mos e dinë ende”, ka thënë Sherman.

Ajo tha se SHBA-ja dhe NATO-ja po përgatiteshin për çdo eventualitet. /koha