SHBA synon tjetër “sukses” në politiken e jashtme, Kosova dhe Serbia nën presion të marrëveshjes finale

Profesori në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër James Ker-Lindsay, vlerësoi se Serbia do të jetë nën presion për të nënshkruar marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën gjatë takimit në Uashington më 4 shtator.

“Qeveria amerikane dëshiron të shohë një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Ker-Lindsey për Zërin e Amerikës, duke përmendur se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të arrijnë një sukses tjetër diplomatik siç është marrëveshja e nënshkruar kohët e fundit midis Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelit, transmeton lajmi.net.

Ker-Lindsay vlerësoi gjithashtu se Uashingtoni sheh një shans për sukses në faktin se beson se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tani është “më i fortë se kurrë”.

“Pas zgjedhjeve të fundit, ai ka një pozicion të pakonkurueshëm në parlament. Uashingtoni do ta tregojë këtë si argument”, thotë ai dhe shton se BE-ja gjithashtu beson të njëjtën gjë.

Ker-Lindsay beson se Trumpit i duhet një tjetër fitore e shpejtë diplomatike për të mbuluar punën e keqe që ka bërë kohën e fundit.

Në ndërkohë, profesori Daniel Serwer nuk beson se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare, megjithëse ai pajtohet që Shtëpisë së Bardhë i duhet një sukses i politikës së jashtme.

“Është më mirë të pyetet Shtëpia e Bardhë. Ata janë të dëshpëruar për gjithçka që mund të reklamonin si një sukses në politikën e jashtme. Dyshoj se kjo do të kualifikohet si një “marrëveshje përfundimtare”, megjithëse natyrisht, ajo kërkesë mund të bëhet”, tha Serwer.