Shefi i NATO-s: Bisedimet midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë duhet të vazhdojnë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se ka folur me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas aplikimit të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, shkruan BBC.

Në këmbim, presidenti i Turqisë i tha atij se Ankaraja nuk do t’i shikonte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Erdogani zhvilloi të shtunën një telefonatë me liderët e dy vendeve për të diskutuar shqetësimet e tij.

Stoltenberg shkroi në Twitter: “Ne pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje”. /koha