Shefi i OBSH-së paralajmëron zi urie në Ga’zën veriore, bën thirrje për ndihmë urgjente humanitare

Shefi i OBSH-së paralajmëroi të shtunën për përshkallëzimin e krizës në veri të Gazës, duke vënë në dukje se atje është afër një zi urie, raporton Anadolu.

“Thellësisht alarmante”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në X, duke iu referuar gjetjeve të reja nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC).

Të dhënat, vuri në dukje ai, tregojnë se “ekziston një gjasë e madhe që zia e urisë është e afërt në zonat brenda Rripit verior të Gazës”.

“Ne bëjmë thirrje për një rritje të menjëhershme dhe akses të sigurt për ndihmën humanitare – kryesisht ushqim dhe ilaçe për kequshqyerjen e rëndë – brenda ditëve dhe jo javëve.” /mesazh