Shefi i OKB-së u bën thirrje Izraelit dhe Iranit të ndalojnë sulmet

UN Secretary-General Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të bombardimeve izraelite ndaj Iranit dhe të sulmeve me raketa nga Irani drejt Tel Avivit.

“Është koha të ndalet,” shkroi Guterres në platformën X. “Paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë.” /mesazhi