Shefi i Samung shpallet i pafajshëm pas një hetimi për korrupsion që prej 2015-ës

Sipas prokurorëve Lee kishte bërë një mashtrim me vlerë 3.9 miliardë dollarë në Samsung Biologics, njësinë biofarmaceutike të kompanisë duke dëmtuar aksionerët e Samsung C&T.

Kryetari ekzekutiv i Samsung Electronic Jay Y. Lee është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzat se ka manipuluar vlerën e aksioneve dhe mashtruar me financat e kompanisë gjatë shkrirjes së disa filialeve të Samsung në 2015-ën, vendosi një gjykatë në Koreano-Jugore.

Në Nëntor prokurorët kishin kërkuar 5 vite burg për Jay Y. Lee the një gjobë prej 375 mijë dollarësh për mashtrim dhe manipulim të aksioneve gjatë shkrirjes 8 miliardë dollarëshe të dy filialeve të Samsung në 2015-ën.

Prokurorët argumentonin se shkrirja kishte ndihmuar Lee të siguronte kontrollin mbi gjigantin Korean teknologjik. Lee kishte refuzuar vazhdimisht akuzat dhe thënë se nuk ka pasur asnjëherë përfitim personal nga shkrirja e dy filialeve e as dëmtuar aksionerët apo shtuar vlerën e tij të aksioneve.

Sipas prokurorëve Lee kishte bërë një mashtrim me vlerë 3.9 miliardë dollarë në Samsung Biologics, njësinë biofarmaceutike të kompanisë duke dëmtuar aksionerët e Samsung C&T.

Në një rast tjetër, shefi i Samsung u akuzua për korrupsion aktiv me ish presidenten e vendit Park Geun-hye. Ai qëndroi në burg për 18 muaj nga 2017 deri në 2021 ndërsa u fal në 2022.