Shembja e Teatrit/ Reagon BE: Kërkuam dialog, thirrja jonë nuk u ndoq

Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për aksionin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një status në Twitter ata shkruajnë se po ndjekin me shqetësim situatën dhe shtojnë se prishja erdhi në kundërshtim me thirrjen e tyre për digalog

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës“. /Opinion.al