Më shumë se dy mijë e treqind vjet më parë, Aristoteli pyeti :
Cila është më e dobishme për shtetin?
Të sundojë një njeri shumë i virtytshëm apo të sundojë ligji?
Përgjigjja e tij ishte: Të sundojë ligji është më mirë se sa udhëheqësi i mirë.
Aristoteli kishte të drejt në mendimin e tij, jeta e shteteve nuk matet me jetët e udhëheqësve dhe figurave!
Është koha të shenjtërojmë parimet e shtet-ndërtimit, e të respektojmë njerëzit në bazë të shërbimit tyre ndaj këtyre parimeve.
Pavarësia është rezultat dhe akumulim i kontributit të shumë gjeneratave, i trashëguar brez pas brezi.
Shteti qe mbetet në duart e individëve, nuk qeverisët nga ligjet e mira dhe nuk arrin të ngritë institucione serioze, është i destinuar të dështoj.
Urime 15 herë gjithë shqiptarisë!
Nga: Halil Avdulli









