Shëroni sinuset me këto ilaçe natyrale

Arsyet për inflamacionin kronik të sinuseve janë të shumta: gripi dhe ftohjet, infeksioni stomatologjik, alergjia në ushqim. Inflamacioni i sinuseve shkakton dhimbje, e nganjëherë edhe të ënjtura. Me këto mënyra natyrale, me lehtësi do të pastroni sinuset.

PESHQIRI I NGROHTË

Peshqiri i ngrohtë mund t’jua zbut dhimbjet e kokës. Futeni peshqirin në ujë të ngrohtë, e shtrydhni dhe qitni disa pika vaj eukalipti dhe vaj nenexhiku. Mbështilleni peshqirin derisa është i ngrohtë, në ballë dhe hundë.

ÇAJ NGA XHENXHEFILI

Është i shkëlqyeshëm për pastrimin e hundës së bllokuar dhe sinuseve dhe zbut dhimbjet e kokës që ndërlidhen me inflamacionin e sinusit. Shija pikante e këtij çajit ngroh sinuset dhe nxitni rrjedhjen e sekretimit.

KOMPRESË NGA RRIKA

Rrika është një ilaç i mirënjohur për shërimin e gripit dhe ftohjeve, e përdoret për shërimin infeksioneve në organet e sipërme të frymëmarrjes. Në një kavanoz prej gjysmë litër vendosni rrënjën e gërryes të rrikës, deri në majë e mbushni me uthull të verës. E mbyllni dhe e lini në temperaturë të dhomës për tri ditë. Përzierjen mund ta përdorni së paku pesë herë në ditë, duke hapur kapakun dhe duke thithur aromën për pesë minuta.