Të paktën pesë emigrantë janë plasogur rëndë gjatë përleshjeve mes afganëve dhe eritreanëve në qytetin francez të Calais, thonë zyrtarët lokalë.
Një burrë 37-vjeçar afgan dyshohet se ka shtënë në drejtim të personave që ishin duke pritur në radhë për shpërndarjen e ushqimit. Katër eritreanë të moshave midis 16 dhe 18 vjeç janë në gjendje kritike.
Ministri i Brendshëm Gérard Collomb tha se dhuna kishte arritur një nivel të ri dhe akuzoi bandat për nxitjen e dhunës.
Ky është shpërthimi më i keq i dhunës midis migrantëve në Calais, raporton BBC në Paris.
Si erdhi deri te dhuna?
Shkaku nuk është ende i qartë, por lufta shpërtheu teksa emigrantët ishin duke pritur në radhë për shujtë ushqimore.
Një grup emigrantësh janë fotografuar me shkopinj gjatë përleshjeve. /MESAZHI/




