Sheryl Sandberg largohet nga Facebook pas 14 vitesh

Një veterane e Google, ajo ndihmoi Facebook ta bënte biznesin e reklamimit fitimprurës ndërsa kompania u rrit duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Ish shefja operative e Meta, Sheryl Sandberg, do të largohet nga bordi drejtues i kompanisë.

Sandberg, një prej grave të profilit të lartë në industrinë e teknologjisë, tha se ka ardhur momenti që të largohet. Ajo do të shërbejë si këshilltare jo-formale e kompanisë në të ardhmen.

CEO i Meta Mark Zuckerberg e falënderoi për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kompani. 54-vjeçarja ju bashkua firmës kur ishte një startup i vogël quajtur Facebook.

Një veterane e Google, ajo ndihmoi Facebook ta bënte biznesin e reklamimit fitimprurës ndërsa kompania u rrit duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Në librin e saj Lean In: Women, Work and Will to Lead, ajo përshkroi një farë manifesti feministi duke e bërë një figurë të famshme.

Ajo shërbej 14 vite si COO dhe 12 vite si anëtare bordi.