Shfletuesi Chrome do të jetë më sigurtë falë politikës së re të Google

Google ja atribuon motivimin pas kësaj lëvizje transparencës së kodit të saj Chrome i cili është i bazuar në Chromium, një projekt open-source.

Duke filluar nga kjo javë Google do të dërgojë përditësime sigurie javore në shfletuesin Chrome, një përpjekje shtesë e kompanisë për të adresuar hendekun e problemeve të sigurisë.

Raportuar nga Bleeping Computer, ndryshim vjen me debutimin e Chrome 116. Më përpara Google lëshonte përditësime sigurie çdo dy javë.

Problemet e sigurisë me rrezikshmëri të lartë do të vijojnë të marrin përditësime të menjëhershme dhe jo një herë në javë.

Google ja atribuon motivimin pas kësaj lëvizje transparencës së kodit të saj Chrome i cili është i bazuar në Chromium, një projekt open-source.

Jo vetëm që kodi burimor i shfletuesit është i hapur për publikun, por edhe diskutimet e përditësimet e planifikuara. Hakerët më të sofistikuar mund të përdorin këtë informacion të gjetur dobësi sigurie.

Duke tkurrur periudhën mes përditësimeve të sigurisë nga 15 ditë në 7, hakerët kanë më pak kohë për të vepruar. Kujtojmë se në 2020 kompania dërgonte përditësime çdo 35 ditë.