Shihen duke u testuar Audi Q6 E-Tron dhe E-Tron Sportback 2024

Prodhimi i Audi Q6 E-Tron ka filluar dhe dy vetura testuese janë parë së fundmi në rrugët e Gjermanisë. Q6 E-Tron është vetura e parë elektrike e Audi që do ta përdorë platformën më të re PPE, e cila do të përdoret në veturën elektrike në ardhje Porsche Macan, e cila gjithashtu u pa duke u testuar në Alpe.

Pavarësisht kamuflazhit, mund të shiheshin edhe dritat e holla të përparme dhe hyrjet e ajrit në pjesën e poshtme të parakolpit të përparmë.

Dritat e përparme janë të ndara ashtu si në shumë prej veturave të reja, BMW ishin ata që filluan trendin me modelin e saj i7, edhe pse kjo ide në fakt na dërgon prapa në kohë tek Citroen, raporton ArenaEv, përcjell Telegrafi.

Mund të shihet qartë se ka drita të ndara në parakolp, menjëherë poshtë dritave kryesore të përparme të cilat janë më lartë. Gjithashtu është edhe një set i dritave të mjegullës në pjesën më të poshtme të

Versioni Sportback i Q6 E-Tron është shumë më ndryshe nga modeli simotër, vija e tavanit fillon që të shkojë në vijë të pjerrët që nga fillimi teksa fillon që ta shtyllën B.

Ngjason shumë me vijat në Porsche Macan. Ky dizajn nuk do të ketë shumë ndikim në hapësirën e brendshme, Q6 është veturë e madhe dhe ende do të ofrojë hapësirë të mjaftueshme për pasagjerët në pjesën e pasme.
Dritat e pasme në të dy veturat duket se janë identike dhe përdorin dizajnin e njëjtë të dritave që për herën e parë në E-Tron GT.