Shitjet e iPhone rënie dyshifrore në fund të 2022

Përveç inflacionit dhe paqartësisë ekonomike, mbylljet në Kinë për shkak të Covid-19 ishte një faktor tjetër që dëmtuan industrinë.

Shitjet globale të smartfonëve patën tre mujorin më të keq regjistruar ndonjëherë gjatë një periudhe fundiviti sipas IDC dhe Apple nuk ishte imun ndaj rënies së kërkesës konsumatorë.

Firma kërkimore përllogaritet se Apple ka shitur 72.3 milionë iPhone për tre mujorin e fundit të 2022, një rënie e konsiderueshme krahasuar me 85 milionë njësi shitur vitin e kaluar ose 14.9 përqind më pak.

Prodhues të tjerë smartfonësh pësuan rënie gjithashtu me Samsung që u tkurr me 15.6 përqind, po aq sa edhe rënie e prodhuesve Kinezë Oppo dhe Vivo ndërsa Xiaomi ishte prodhuesi me performancën më të keqe ose rënie prej 26.3 përqind.

Në tërësi shitjet e smartfonëve ranë me 18.3 përqind në Dhjetor krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë ose 300 milionë njësi. Rënia është më e madhja regjistruar ndonjëherë gjatë një tre mujori.

Përveç inflacionit dhe paqartësisë ekonomike, mbylljet në Kinë për shkak të Covid-19 ishte një faktor tjetër që dëmtuan industrinë.

Protesta shpërthyen në fabrikat e iPhone në Nëntor në qytetin Kinez të Zhengzhou ku punonjësit e Foxconn ishin të pakënaqur me kufizimet e Covid dhe bonuset e papaguara.

Sipas IDC, 2022 u mbyll me 1.21 milionë smartfonë të shitur në mbarë botën, niveli më i ulët që prej 2013-ës. /PCWorld Albanian