Shitjet e smartfonëve rriten, udhëheqin Samsung dhe Apple

Inteligjenca artificiale ka gjeneruar interes të lartë në tregun e smartfonëve dhe smartfonët AI pritet të kapin 19 përqind të tregut këtë vit.

Shitjet globale të smartfonëve u rritën me 6.5 përqind në tre mujorin e dytë të vitit udhëhequr nga Samsung dhe Apple sipas të dhënave të IDC.

Është tre mujori i katërt me radhë që sheh shitjet e smartfonëve të rriten sipas firmës kërkimore ndërsa prodhuesit e tyre përpiqen të integrojnë inteligjencën artificiale e cila në vetvete kërkon harduer të dedikuar në mënyrë që veprimet të kryhen lokalisht në pajisje.

Inteligjenca artificiale ka gjeneruar interes të lartë në tregun e smartfonëve dhe smartfonët AI pritet të kapin 19 përqind të tregut këtë vit.

Për nga shitjet Samsung mbante vendin e parë me 18.9 përqind të tregut në tre mujorin e dytë, ndjekur nga Apple me 15.8 përqind të tregut dhe Xiaomi me 14.8 përqind të tregut.

Muajin e kaluar Apple tha se do të sillte funksionalitete AI për iPhone fuqizuar nga ChatGPT. Në evenimentin Unpacked të javës së kaluar Samsung prezantoi modelet e reja të Galaxy Z Fold dhe Z Flip që vinin me inteligjencë artificiale.