“Shkencëtarët turq provojnë efektivitetin e Ribavirinës në trajtimin e COVID-19”

Shkencëtarët që punojnë me Platformën COVID-19 të Këshillit Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik (TUBITAK) të Turqisë kanë provuar përmes eksperimenteve mbi kafshët se molekula e Ribavirinës është efektive në trajtimin e koronavirusit, tha ministri i Industrisë dhe Teknologjisë i vendit, Mustafa Varank, raporton Anadolu Agency (AA).

Një kërkesë është bërë në Agjencinë Turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për të kryer një studim klinik të Fazës 3 mbi këtë molekulë, tha Varank në parlamentin turk në fjalën e tij mbi planet e buxhetit të ministrisë për vitin e ardhshëm.

Ribavirina përdoret si ilaç antiviral për të trajtuar hepatitin C dhe disa ethe hemorragjike virale.

Ai shtoi se provat e gjithsej katër kandidatëve për vaksina janë përfunduar me sukses mbi kafshët dhe se po bëhen përpjekje për të kaluar së shpejti në fazën e provës klinike.

Një sintezë lokale e ilaçit Favipiravir, e përdorur në trajtimin e COVID-19, është zhvilluar gjithashtu nëpërmjet bashkëpunimit universitet-industri, shtoi ai.

Nën udhëheqjen e TUBITAK-ut, gjithsej 17 projekteve janë kryer në zhvillimin e një vaksine dhe ilaçi kundër COVID-19, tha gjithashtu ministri Varank.

Po ashtu, Varank tha se Turqia do të krijojë mjedis në industrinë hapësinore të ngjashme me atë të mbrojtjes, për të siguruar që qindra kompani të bëhen prodhuese.