Sot në Shkup u mbajt protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilat u dënuan me burgim në një gjykim të shkallës së parë në Gjykatën Speciale në Hagë këtë muaj, raporton Anadolu.
Protesta u zhvillua në sheshin “Skënderbe” me moton “Jo në emrin tim!” dhe zgjati rreth një orë. Gjatë tubimit u mbajtën edhe fjalime, në të cilat u dënua aktgjykimi dhe u cilësua si zhgënjyes.
Organizatorët u kishin bërë thirrje pjesëmarrësve që protesta të zhvillohej në mënyrë të qetë dhe dinjitoze.
Protesta u mbajt pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë më 16 shtator ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Thaçi dhe Krasniqi u shpallën fajtor dhe u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Veseli me 18 vjet burgim dhe Selimi me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme





