Shoferët e autobusëve 7B protestojnë në Prishtinë

Linja 7B e autobusëve në Komunën e Prishtinës janë duke protestuar për shkak të pakënaqësive.
Shoferët e kësaj linje i kanë parkuar autobusët e tyre në rrugën Agim Ramadani, duke mos qarkulluar në qytet, raporton lajmi.net.

Kujtojmë se ditë me parë edhe linja 3 e autobusëve kishte protestuar me arsyen se Komuna nuk i kishte njoftuar për lëshimin në qarkullim të autobusëve të rinj.

Komuna e Prishtinës është furnizuar me 30 autobusë të rinj urbanë në vitin 2017, derisa tani ka në funksion 51 autobusë urbanë. 21 autobusët e rinj urbanë kanë nisur të qarkullojnë në disa linja të reja.