Shoqëritë e dobëta vs shoqëritë e forta

Shoqëritë e dobëta në karakter shfaqin së jashtmi ashpërsinë, shoqëritë e forta në karakter së jashtmi shfaqin butësinë.

Në momentin kur në jetën e përditshme njerëzve i humbet durimi, kur në bisedat e ndryshme humbet arsyetimi, kur në problemet e jetës humbet urtësia për ti zgjidhur. Atëherë do të shohim një shoqëri që duket sikur është gjithmonë në konflikt. Që edhe kur situata duket e qetë do ta gjejnë një arsye për t’u grindur.
Kjo vjen sepse karakteri i kësaj shoqëria është lënë në “mëshirë të fatit”. Dobësia e karakterit si pa vetëdije shfaq ashpërsinë në përditshmëri, me shpresën se kështu mund t’ia dalë nga kjo dobësi që ndjen nga brenda.
Edukimi shpirtëror dhe ndërpersonal i karakterit njerëzor, nuk do të bëhet derisa njeriu të kalojë në tri fazat e tij të zhvillimit:
1- Trupin (instinktet) ti veshë me arsye.
2- Arsyen (llogjikën) ta veshë me vlera dhe etikë.
3- Etikën (shpirtin, zemrën) ta veshë me besim.

Vladimir Kera