Shpend Ahmeti po prinë edhe te votat me kusht

Kryetari i komunës së Prishtinës dhe kandidati për kryetar për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, Shpend Ahmeti po prin edhe në votat me kusht.

Derisa ende po vazhdon numërimi, ai deri tash ka marrë 452, ndërsa, Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 343 vota. Të pa vlefshme janë 11 dhe të zbrazura 2 fletëvotime.

Përndryshe, kanë përfunduar numërimi i votave me postë, ku Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 89 vota, kurse, Arban Abrashi 6 vota me postë.

Në këtë numërim ka qenë edhe një fletëvotim i pavlefshëm.