Shpërthim i madh në Britani, 4 të vdekur

Katër persona kanë vdekur pas një shpërthimi të madh që shkatërroi një dyqan ushqimor mbi një banesë në qytetin britanik të Leicester.

Shkaku i shpërthimit, i cili ndodhi në orën 7:20 të mbrëmshme mbetet mister.

Tetë vetë u dërguan në spital me lëndime dhe këtë mëngjes u njoftua se katër kanë vdekur, ndërsa një person mbetet në gjendje kritike.

Oficerët e policisë zbuluan se janë ende në kërkim të njerëzve të ‘humbur’, të cilët mbeten akoma të bllokuar në ndërtesë.

Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë flakët. Policia e Leicester, e cila më parë kishte deklaruar një “incident të madh”, tha se asgjë nuk e lidhë këtë incident me terrorizmin. /MESAZHI/