Shpërthim në Taksim të Stambollit, mbi 10 të lënduar – VIDEO

Një shpërthim ka ndodhur të dielën në Taksim të Stambollit.

Sipas të dhënave paraprake, 11 persona kanë mbetur të lënduar.

KOHA ka siguruar pamje nga një kosovar, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

Siç raporton e përditshmja turke “Sabah”, një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe policore janë dërguar në këtë rajon.

Rasti ka ndodhur në rrethana ende të panjohura para një dyqani në rrugën “Beyoglu Istiklal”.