Shpërthimi në “Al Petrol” – njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Pas zjarrit që ka shpërthyer dje në njërën nga depot e kompanisë së derivateve “Al Petrol” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë dy persona.

Kirurgu Facial, Adem Kllokoqi, ka thënë sot për klankosova.tv, se gjendja e njërit pacient është më e rëndë, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi.

“Gjenja e njërit pacient është më e rendë. Ai ka pësuar djegje më të madhe. Ne kemi kryer një intervenim kirurgjik të pacientit ndërsa të hënën llogarisim intervenimin e radhës”.

”Ndërsa pacienti i dytë është në gjendje më të mirë, ka djegie më të lehtë. Ai ka vendosur trajtimin e mëtejshëm ta bëjë në kushte shtëpie”.