Të parët tanë (selefët) kanë qenë të tillë, ditën kur Allahu tha për ta: “Kështu Ne ju kemi bërë ymet mesatar, për të qenë dëshmitarë ndaj njerëzve, e i Dërguari të jetë dëshmitar ndaj jush” (El-Bekare: 143).
Po sot, me çfarë do të dëshmojmë ne ndaj njerëzve?
A kemi zgjuar të pavëmendshmit? A i kemi mësuar të padijshmit?
Në ditën kur pretendojmë se jemi dëshmitarë për botën, ata do të na thonë: Mbylleni gojën! Sepse duart tuaja janë lypëse, ndërsa duart tona dhënëse; ne ju ushqyem prej urisë dhe prej nesh mësuat atë që ju ngriti në nivelin e njerëzimit.
Kjo është përgjigjja më e merituar për atë që e kaloi natën në gjumë mbi trashëgiminë e tij të çmuar, jetoi mbi tokë, por nuk zotëroi gjë tjetër veçse lutjen e thatë dhe kokëfortësinë.
——
Shejkh Muhamed el-Gazali
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja








