Sean Binder, është një djalë-25 vjeçar Irlandez i cili ka përjetuar tragjeditë më të mëdha në jetën e tij. Ai ka parë sesi refugjatët zhyteshin në det, humbisnin e mbyteshin dhe nuk mundej të bënte asgjë ata, nuk i ndihmoi dot.
Duke qenë djali i një refugjati vietnamez, kjo është një çështje shumë delikate për jetën e tij, prandaj dhe për Seanin kishte një vend të veçantënë zemrën e tij.
25-vjeçari u bë vullnetar në një Oragnizatë Jo Qeveritare greke, u punësua më vonë aty dhe u trajnua për shpëtimin e refugjatëve.
Që nga kjo kohë nisi të shpëtojë dhe ndihmojë shumë varka të refugjatëve që ishin në momente delikate, gati të mbyteshin.
Ai së bashku me një bashkëpunëtore tjetër të Organizatës Jo Qeveritare, Sarah Mardini që ndihmuan refugjatët po hetohen nga shteti grek, dhe po përballen me dënim teje të rëndë, me 25 vjet burg, pasi sipas tyre kanë bërë një punë të paligjshme me refugjatët.
Ndërkohë “Amnesty International” e cila është një Organizatë Joqeveritare me qendër në Londër e përqendruar në të drejtat e njeriut, i ka bërë thirrje shteti grek për të tërhequr akuzat kundër dy të rinjve vullnetarë, Sean Binder dhe Sarah Mardini.




