Sa zullum i është bërë sunetit prej atyre, të cilët e pretendojnë atë!
A nuk është për të qeshur, që thirrësi të hyjë në xhami, të shikojë minberin, pastaj të thotë: Bidat!! Përse?
Sepse, ai është shtatë dhëmbë shkallë, pastaj vendos të qëndrojë tek i treti dhe të mos ngjitet më lart!
Pastaj, shikon nga mihrabi dhe gjithashtu thotë: Bidat!! Përse?
Sepse, është bosh nga brenda.
Pastaj, shikon sahatin dhe thotë: Bidat!! Përse?
Sepse, ai bie si zile.
Dhe, së fundmi fillon e futet në një temë të pavlerë, që nuk zgjon të hutuarin, nuk mëson të paditurin dhe nuk dëmton armikun; kryesorja tek ai është të kapurit pas sunetit!! Në formën, të cilën ai e shikon.
Çfarë suneti ka parasysh?!
Pejgamberi arab arriti me sunetin e tij të ngjall breza të tërë, që shndërruan tokën në tokë tjetër, dhe shembën perandori të mëdha, sa gjerë e gjatë!
Ai, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, me sunetin e tij ngjalli masat, që ishin në koma dhe i la të lirë të ecnin, pasi që i ndriçoi nga brenda, duke njohur metodën dhe qëllimin!
Me të vërtetë, ne kemi nevojë për rrezatim në rrugën e Thirrjes dhe realitetin e sunetit.
Sa zullum i është bërë sunetit prej atyre, të cilët e pretendojnë atë!
______________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: Shqetësime thirrësi
Hoxhë Lavdrim Hamja








