“Shqipëri a vdekje”.

Kjo fotografi paraqet nje çetë me luftëtarë nga zona e Devollit, në fillim vitet 1900. Në qendër bije në sy një prej tyre, një klerik i ri mysliman që mban në duart e tij një tabelë ku shkruhet qartazi “Shqipëri a vdekje”.🇦🇱

Në këtë foto është Hafiz Ali KORÇA (Zoti e Mëshiroftë). 🤲

Është i pari intelektual dhe klerik që shkroi kundër komunizmit. Hoxha me mendjen e ndritur, shpalosën në qëndrimet e tija besimtarin e paluhatur për fenë e atdhenë.

——

Mprona atdhenë e bekuar

me popullin e bashkuar

nga rreziqet tokësore

nga të papritshmet qiellore

nga gjith sendet q’e cenojnë

nga gjith ngjarjet q’e rënojnë.

Mproje Zot në hijen tënde

me qetësi në çdo vënde.

Fali atdheut diturinë

përparimin lumturinë

mjeshtërinë, mbrodhësinë

tregtinë buqjësinë.

——-

Hafiz Ali Korça (Allahu e Mëshiroftë)

Hoxhë Vladimir Kera