Shqipëria e humb miqësoren ndaj Çekisë

Kombëtarja e Shqipërisë është ndeshur me Çekinë në kuadër të një miqësore.

Në këtë takim pati një dinamikë të madhe dhe disa tensione ndërmjet Kombëtareve, shkruan lajmi.net.Çekët ishin tejet të motivuar për lojë, por edhe Shqipëria pati intensitet të lartë.

Patrick Schik i dha avantazhin Çekisë në min 18’ me një gol të bukur.Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Sokol Cikalleshi barazoi shifrat me një gol fantastik nga distanca në min 42’.

Pjesa e parë përfundoi baras.Në pjesën e dytë, çekët vazhduan intensitetin e lartë.Tensionet u ngritën pasi Coufal shtyu selektorin, Edoardo Reja duke provokuar reagim nga Kombëtarja shqipëtare.

Sidoqoftë, Masopust shënoi golin e avantazhit në min 68’, ndërsa goditjen përfundimtare e dha Celutska në min 89′.Rezultati përfundimtar, Çekia 3-1 Shqipëria.