Shqipëria mposht koronavirusin, e rifillon kampionatin me 3 qershor

Federata e Futbollit e Shqipërisë ka vendosur që kampionati vendor të rinisë me 3 qershor, duke iu përmbajtur kështu udhëzimeve të UEFA-s në mënyrë që të mos e rrezikojë mundësinë e pjesëmarrjes në garat evropiane për sezonin vijues.

Që nga marsi, aktivitetet sportive kanë qenë të ndërprera edhe në Shqipëri, si në shumicën e vendeve në botë. Megjithatë, së fundi kishin filluar diskutimet për fatin e këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Në video-konferencat dhe udhëzimet e UEFA-s, Federatat ishin udhëzuar t’i vazhdonin kampionatit kurdo që të jetë e mundur, duke e pasur synim prioritar rinisjen e kampionatit e jo përfundimit para kohe të tij.

Këtë udhëzim të UEFA-s e ka ndjekur Shqipëria, e cila e ka hedhur poshtë variantin për rinisjen e kampionatit, por ka vendosur që kampionati të rinisë më 3 qershor.