Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqipëria zgjohet me tjetër aksident fatal

Shqipëria zgjohet me tjetër aksident fatal

Furgoni del nga rruga në Fushë-Dukar, një jetëhumbje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Dukat-Orikum, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, kur një furgon që transportonte punëtorë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë betoni. Dyshohet se punëtorët po transportoheshin nga Tirana drejt zonës bregdetare.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Ilir Haka, 52 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe një person tjetër.

Për shkak të deformimit të mjetit, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë prerë pjesë të sediljeve për të nxjerrë të plagosurit, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave të furgonit.

Të plagosurit janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit.

Kështu, në rrugët e Shqipërisë shënohet një tjetër aksident me pasojë vdekjen në pak ditë. Kujtojmë se ende janë të freskëta imazhet e rënda të një aksidenti në rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere me dy egjiptianë në kabinë, njëri shofer, rra në nënkalim, me pasojë që të dy të vekur. /tesheshi